Low zhgënjen gjermanët: Nuk jemi favoritë për EURO 2020

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, pranon se përfaqësuesja që ai drejton është ende një eksperiment dhe po mundohet në çdo mënyrë që të rregullojë gjithçka për të arritur pak nga pak ata që janë përpara.

Sipas tij, janë të paktën 6 ekipe të cilat aktualisht janë më favorite se Gjermania për fitoren e Euro 2020 dhe aty përfshin edhe një rivale nga grupi eliminator.

“Skuadra si Anglia, Franca, Spanja, Italia, Belgjika dhe Holanda janë para nesh. Ata e kanë bërë tashmë ndërrimin e brezave. Kjo është arsyeja se pse nuk e shoh veten mes favoritëve për të fituar Kampionatin Europian”, ishin fjalët e Low në konferencën e fundit për shtyp para sfidës me Irlandën e Veriut.