Dy lojtarët e Anglisë të mahnitur nga mikpritja e Kosovës, kanë disa fjalë speciale!

Ben Chilwell së bashku me Harry Meguire janë larguar me përshtypjet më të mira nga Kosova.

Tifozët dardanë i ofruan lojtarëve anglezë një mikpritje të ngrohtë dhe të paharrueshme gjatë vizitës së tyre në Prishtinë në ndeshjen e fundit të eliminatoreve në Euro 2020.

Mbrojtësi i Leicester City, Ben Chilwell shpërndau një shkrim të bukur të Meguire në Twitter, i cili lartëson kosovarët për mikpritjen.

Meguire i quajti kosovarët njerëz të dashur, Kosovën vend të bukur, të cilës i uroi shumë fat në të ardhmen.  

Kosovo ishte një kënaqësi - Faleminderit për mirëseardhjen e mahnitshme. Vend i bukur, njerëz bukuroshe. Fat i mirë në të ardhmen!

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se ai dhe ekipi i tij nuk kanë përjetuar kurrë atmosferë si në Kosovë.