Basha: Të gjithë e dëgjuan thirrjen në stadium, t'u hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka përforcuar thirrjen e mijëra tifozëve dje në stadium, drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar publikisht sot që ta dëgjojë zërin e shqiptarëve dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Nga takimi me fermerët e Lezhës, Basha tha: “Të gjithë e dëgjuam jehonën e zërit të shqiptarëve dje në stadium. mesazh i qartë i shqiptarëve të shqiptarëve krenarë dhe të vendosur , që i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar, nga korrupsioni. Hap rrugën.

Nuk është vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë, ndaj bën mirë t’i vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të  hapë rrugën për zgjedhjeve të lira e  të ndershme, zgjedhje parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës, që janë zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur.”