Basha, bashkëbisedim në mesditë me fermerët e Lezhës

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të takohet sot në mesditë me fermerët e Lezhës, në kuadrin e turit të tij "Rrugëtimit për Shqipërinë". Takimi do të nisë në 13:30 në formën e një bashkëbisedimi të kreut të opozitës me fermerët, për t’i njohur ata në detaje me platformën që PD-ja ka ndërtuar për bujqësinë kur të vijë në qeverisje.

Dje, Basha diskutoi me fermerët e Lushnjës dhe Divjakës dhe u bëri të qarta, planet e mbështetjes së tyre me subvencione dhe në shitjen e produkteve.