Ronaldo: Nuk e kuptoj si mund të luajë Portugalia në këtë fushë patatesh!

Cristiano Ronaldo ka kritikuar ashpër Luksemburgun për kushtet skandaloze të fushës.

Pas fitores 2-0, kapiteni i Portugalisë nuk u përmbajt duke etiketuar si fushë patatesh, tapetin e blertë në stadiumin “Josy Barthel”, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

“Është e vështirë të luash në fusha të tilla. Ishte fushë patatesh. Nuk e kuptoj sesi ekipet e nivelit tonë duhet të luajnë në këto fusha”, tha Ronaldos pas ndeshjes.

“Nuk ishte spektakël i mirë, por ne e kryem punën tonë”, shtoi ai.

CR7-ta shënoi njërin prej dy golave të Portugalisë, i cili ishte i 99-të për të në karrierë me ekipin kombëtar.