Nadal barazon rekordin e Federer, tenisti spanjoll numri një në botë për 2019-ën

Rafael Nadal e ka mbyllur vitin 2019 në krye të renditjes botërore, për të pestën herë në karrierën e tij, duke barazuar kështu rekordin e Djokovic e Federer.

Tenisti spanjoll ka më shumë se 600 pikë krahasuar me Djokovic në renditje, ndërsa vetëm në vendin e tretë qëndron Federer, por që tashmë duhet të mbrohet nga sulmet e të rinjve, si Medvedev, Thiem, Tsitsipas e Zverev.

Renditja:

1-Rafael Nadal, 9,585 pikë

2-Novak Djokovic, 8,945 pikë

3-Roger Federer, 6,190 pikë

4-Daniil Medvedev, 5,705 pikë

5-Dominic Thiem, 5,025 pikë.