Vetingu shkarkon gjyqtarin që i dha mandantin kryetares së Bashkisë Durrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot gjyqtarin e Apelit Durrës, Arjan Balliu.

Balliu në korrik të këtij viti konfirmoi si kryebashkiaken e re të Durrësit, Valbona Sakon pasi shkalla e parë rrëzoi pretendimet e saj për të nisur mandatin 4-vjeçar në krye të kësaj bashkie.