Kapobanda e Audit 'të verdhë': Sa hap sytë në mëngjes, mendoj vetëm për të vjedhur

‘Sapo zgjohem në mëngjes mendoj të vjedh, të grabis dikë, çfarë të dalë. Po ti? Për çfarë mendon? Të shkosh në disko?’.

Fjalët e Agustin Ndrecës, 24 vjeç, një nga kapot e bandës së grabitësve që plaçkiste vila nga Cassia në Emilia Romagna, duke kaluar nga Umbria.

Përgjimi i bisedës u autorizua nga gjyqtarja Francesca Ciranna, me arsyetimin se ‘të dyshuarit jetojnë duke kryer grabitje’ dhe çoi në burg shqiptarin e pesë bashkëpunëtorë, ndërkohë që fjalët e dala nga goja e Gustit, siç e thërrasin, janë konfirmimi.

Me një tjetër person të bandës së ‘Audi-t’, Ermal ‘Jake’ Gjeta, 29 vjeç, i cili shton: ‘Harxhoj sepse nuk janë para të fituara me djersë. Janë para të vjedhura dhe harxhoj shumë. Shkojmë në lokale me muzikë e shpenzoj një mijë, dy mijë euro nata’.

Pastaj zbulimi: ‘Në dimër, për katër muaj bëmë e pakta një milion’. Një filozofi tepër e qartë ajo që del nga hetimet e policisë që i çoi autoritetet në banesat në Ponte di Nona e Tor Bella Monaca, ku grupi jetonte me miq e femra.

Si ajo e aftësisë për të hapur kasaforta të çdo lloji dhe përvetësimi pothuajse gjithmonë i makinave ‘Audi’ të viktimave, të cilat pastaj i përdornin për të nxituar lart e poshtë në autostradë. Duke e ditur që kishin gjithmonë pas qafe frymëmarrjen e policisë.

Me operacionin ‘Massa di San Giuliano’-emri i një rruge në periferi të Romës ku mblidheshin anëtarët e bandës-agjentët arrestuan gjashtë persona dhe kanë denoncuar nëntë të tjerë për bashkëpunim në grabitje.

Vetëm në një rast u godit me send të fortë në kokë fqinji i një gruaja që ishte vënë në shënjestër. Grabitjet kryheshin midis Romës e Umbrias, por edhe në Bologna, Ravenna, Modena e Reggio Emilia.

Goditje edhe në Perugia e Frosinone, ku grabitësit bënë të ngriheshin postblloqe nga policia. Pas arrestimit iu sekuestruan mjete grabitjeje, kapuçë për maskim, orë të shtrenjta e stoli të tjera. Sa herë që policia iu ishte afruar më parë, banditët shkonin në Shqipëri për t’u kthyer pas qetësimit të ujërave.

Përgatiti: SYRI.net