A është dikush në jetën e Eneda Tarifës? Flet këngëtarja
Një vit më parë këngëtarja e njohur Eneda Tarifa i dha fund bashkëjetesës 18 vjeçare me muzikantin Erjon Zaloshnja.
Dhe prej më shumë se një vit Eneda Tarifa po shijon beqarinë e saj që me sa duket po i shijon.
E ftuar së fundmi në "Thumb On" në RTV Ora, këngëtarja foli dhe për jetën e saj private.
E pyetur nga moderatoret nëse ajo është në një lidhje këngëtarja u përgjigj:
'Jo. Nuk dua njeri për momentin në jetën time'.
Këngëtarja gjithashtu foli dhe për marrëdhënien që ka me ish bashkëshoritn e saj .
‘Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy’ është shprehur Eneda duke treguar se ruan marrëdhënie të mira me ish bashkëshortin dhe pas ndarjes.