Autobusi përplas këmbësorin në Tiranë, përfundon në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Autobusi ka përplasur një këmbësor në rrugën  e Durrësit i cili ka përfundur në spital

Informacion Paraprak i policisë:

Tiranë

Rreth orës 10:28 në rrugën e “Durrësit” autobusi me drejtues shtetasin LL. N ka përplasur këmbësorin H. ZH.,77 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori shtetasi H. ZH ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i autobusit shtetasi LL. N është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.