Përse thirrjet masive ‘Rama ik’ në stadium janë një sondazh

Thirrjet ‘Rama ik’ në stadiumin e ri janë historike, për shkak se rrallë ndodh në një vend që të shpërthejë një stadium në mënyrë të tillë, aq më tepër në ditën kur qeveria duhej ta shiste si propagandë ndërtimin e një impianti të ri.

Por në disa portale ka nisur të nxjerrë ‘kokë’ një konspiracion, se e gjithë kjo histori ka qenë e përgatitur nga një grup tifozësh.

Mirëpo kjo tezë nuk po besohet nga askush, edhe vetë Top Channel në raportimin e saj shkruan se “tifozët shpërtheyn në thirrje” dhe se “tifozët thërrasin në kor”, çka tregon se nuk ishte vetëm një iniciativë e disa personave.

Për më tepër, një ditë më parë Syri.net raportoi se gjysma e biletave ka shkuar për zyrtarët e lartë të shtetit. Kur e mendon se edhe ata që kanë mundur të blejnë një biletë, nuk i përkasin shtresave të varfra, e kupton se ajo që ndodhi një ditë më parë tregon se zemërimi me Ramën ka arritur në nivele të larta.

Ajo thirrje ishte një sondazh i qartë për gjendjen ekstreme ku është katandisur vendi nën drejtimin e Ramës.

Kurse vendosja e këtyre thirrjeve masive nën sfondin që ka përdorur opozita kur dilte në bulevard, janë vetëm një lajm i mirë për të djathtën.