Kaliforni, qëllohen me breshëri 35 persona që po festonin për ndeshjen, vdesin 4 prej tyre

Të paktën 10 persona u qëlluan dhe 4 prej tyre u vranë në një festë futbolli në Fresno, California, të dielën në darkë, njoftoi Policia, cituar nga CNN.

Viktimat ishin me familjet dhe miqtë, rreth 25 vetë, të mbledhur në oborrin e shtëpisë kur një person u afrua dhe hapi zjarr drejt  tyre. Kështu u tha gazetarëve, Policia e Fresno gjatë një konference të shpejtë shtypi.

Oficerët shkuan drejt shtëpisë pasi morën një sërë telefonatash rreth orës 8 të mëngjesit që i njoftuan për të shtënat.

Katër burra të moshës 25-30 vjeç kanë vdekur nga të shtënat. Pesë të tjerë me plagë të rrezikshme u dërguan në spital.