Përplasje dhe trafik i rënduar, ja çfarë po ndodh në Tiranë si pasojë e borës

Situata e trafikut në kryeqytet është rënduar gjatë mbrëmjes si pasojë e reshjeve të dëborës.

Policia njofton se, kanë ndodhur disa aksidente si pasoje e borës, megjithatë nuk janë shënuar të lënduar.

Nuk do të lejohet makina të lëvizin pa zinxhirë, ka njoftuar policia, që u ka bërë apel qytetarëve për të reduktuar lëvizjet.

Situatë e rënduar trafiku është shënuar edhe në autostradën Tiranë – Durrës,si dhe në aksin Rinas - Tiranë.

/Syri.net/