VIDEO/ 'Rama ik', thirrja në stadium që gjëmoi më fort se çdo protestë

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo e ka nisur ditën e sotme duke përkujtuar sfidën që jo lojtarët e dy ekipeve, Shqipëria dhe Franca, i bënë njeri -tjetrit mbrëmë në stadium, por sfidën që shqiptarët i bënë kryeministrit Edi Rama, ulur përballë tyre.

Thirrjet "Rama ik" nga mijëra tifozë gjëmuan mbrëmë si në asnjë protestë të organizuar deri më sot kundër kryeministrit.