Ironia epike/ Meta dhe 'Sasha' refuzojnë Ramën, Dukën dhe 'Xibraka Arena'

Pas shpërthimit në rrjetet sociale dhe portale të fotove dhe videove ku shfaqen mijëra tifozë duke thirrur në kor "Rama ik", nuk mund të mungonte as reagimi epik i presidentit të Republikës Ilir Meta.

Edhe pse mediat pranë qeverisë kanë disa orë që raportojnë se, kreu i shtetit është në stadium për sfidën kundër Francës, ai shfaqet në shtëpinë e tij duke ndjekur ndeshjen së bashku me "shokun" e veçantë, Sashan.

"Me Sashën duke shpresuar!", shkruan Meta mbi foto.

Siç duket, presidenti i Republikës nuk ka dashur të bëhet pjesë e një propagande qeveritare, që përgjigjen më të mirë e mori nga vetë shqiptarët në stadium. /SYRI.net