VIDEO/ Tifozët kuqezinj marshojnë në bulevard drejt stadiumit, atmosfera nis të ndizet

Kur duhen dhe më shumë se 1 orë e gjysmë  nga starti i ndeshjes, tifozët kanë nisur marshimin drejt “Air Albania”, teksa atmosfera jashtë saj duket tepër e zjarrtë.

Për këtë meritë kanë padyshim dy tifozeritë më besnike në mbështetje të Kombëtares, “TKZ” dhe “Plisat” e Prishtinës, të cilët me thirrjet e shumta, dhe këngët patriotike, kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në rrugën e kryeqytetit, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.