Duka dhe presidenti i UEFA-s vëzhgojnë ambientet e brendshme të ‘Air Albania’

Edhe rreth 2 orë na ndajnë nga fillimi i ndeshjes Shqipëri-Francë, e cila do të jetë historike për shkak të inaugurimit të stadiumit të ri, shkruan Syri.net.

Për të marrë pjesë në eventin historik të futbollit shqiptar, i ftuar nderi i FSHF-së është presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Kreu i UEFA-s ka parë ambientet e impiantit modern teksa ka qenë i shoqëruar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Pasi kanë parë ambientet e brendshme të “Air Albania Stadium”, Ceferin së bashku me Dukën do të ndjekin ndeshjen e shumëpritur të kuqezinjve me kampionët e botës.