VIDEO/ Festë apo shtetrrethim? Policia pengon hyrjen e gazetarëve në stadium

Dhen më shumë se 2 orë e 30 minuta nga starti i ndeshjes Shqipëri Francë, por masat e sigurisë në stadiumin “Air Albania” po bëhen gjithmonë e më shtrënguese.

Forca të shumta policia po rrethojnë impiantin e ri dhe për momentin duken më shumë në numër se vetë tifozët që do të mbushin tribunat.

Siç shihet në videon e mëposhtme, të publikuar nga A2 CNN, probleme po hasin edhe vetë gazetarët që do të komentojnë ndeshjen. Kordoni i policisë në hyrje të stadiumit duket sikur nuk po i lejon disa prej tyre të hynë brenda perimetrit, madje edhe për këtë nuk dëgjojnë as këshillat e delegatit të UEFA.

Një masë e tepruar, për atë që duhet të jetë një event festiv dhe jo një shtetrrethim, shkruan A2.

Ndërkohë, siç raportuam edhe më herët, masat e policisë për ndeshjen kanë bërë që akset hyrëse në kryeqytet të përballen me një trafik të rënduar. /Syri.net