FOTO/ Aksident në aksin Lezhë-Rrilë, përplasen dy makina

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin Lezhë-Rrilë.

Sipas raportimeve nga terreni për SYRI.net, në aksident janë përfshirë dy makina, të dyja model Volkswagen Golf.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa ende nuk ka njoftime nëse ka persona të lënduar apo jo.../SYRI.net