Rezart Veleshnja tregon hapur sa e paguan Luana në emisionin e njohur

Këtë sezon të emisionit "Shiko kush luan" po e shikojmë rregullisht aktorin e humorit, Rezart Veleshnja i cili duket se është punësuar nga moderatorja e vetë emisionit, Luana Vjollca.

Ai është aty çdo të shtunë bashkë me aktorin tjetër të humorit Florjan Binaj me të cilin nuk rreshtin së bëri humor dhe batuta.

Mbrëmjen e djeshme me të filluar emisioni, Rezarti dhe Flori u shfaqën me robdeshambër.

Luana u kërkoi të vishnin kostume, por djemtë nuk pranuan sepse donin pikë ose t'u rritej rroga.

Kështu Rezarti zbuloi rrogën pa dashje teksa fliste. "Unë nga 2 milion e dua 2 milion e gjysmë", u shpreh Rezarti.

"Rezi sapo tregoi rrogën reale që ka në emision", tha Luana.