‘Dikur me fashistët, tani i shpallin luftë SHBA’/ Historiani i përgjigjet Braçes

Ditë e Çlirimit të Tiranës shërbeu sërish për t’i dhënë tone politike kësaj ngjarje.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha se disa qeveri kanë bashkëpunuar me fashistët. Ai tha se sot ata po përsërisin veten, duke i shpallur luftë SHBA-së dhe Perëndimit.

“Dua të përmend edhe njëherë se ka pasur qeveri që kanë bashkëpunuar me fashizmin në këtë vend. Këto qeveri të quajtura shqiptare, që vareshin nga pushtuesi, i shpallën luftë SHBA, Francës, Britanisë, etj. Sot ata po përsërisin veten. Sot, për interesa partiake dhe për pushtet, i shpallin luftë Francës, SHBA dhe gjithë Perëndimit. Thjesht dhe vetëm se duan pushtet. Edhe atëherë kur pushteti u bë bashkë me fashizmin, sot u bënë kundër vendit”, tha Braçe.

Kësaj deklarate të Braçes iu përgjigj në rrjetet sociale historiani Erald Kapri.

“Pinjollët e krimit folën sërish sot me gjuhe urrejtjeje. Njësoj si 75 vjet më parë kur pushtuan vendin “në emër të aleatëve”, sot qeverisin në krim e korrupsion si “aleatë” të Perëndimit,” shkruan ai.