Axhenda në Tiranë, FSHF e bën 'telef' presidentin e UEFA-s, Ceferin

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë kundër Francës në orën 20:45.

Në këtë ndeshje do të jetë i pranishëm dhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili është i ftuar nga FSHF, për inagurimin e stadiumit të ri.

FSHF ka bërë të ditur dhe axhendën e ditës së sotme dhe aktivitetet e presidentit Ceferin.

Axhenda e ditës së sotme

12:30- Presidenti Ceferin dhe delegacioni tij takohet ne Kryeministri me z. Edi Rama

13:00 - Vizita e Presidentit Duka dhe Presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin, në Shtëpinë e Futbollit

14:00 – Drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror

18:00-18:30 / Ceremonia e dekorimit të Presidentit të UEFA-s nga ana e Presidentit të Republikës

18:40 - Vizitë në muzeun e stadiumit

19:00-19:30 – Konferencë zyrtare për shtyp e Presidentit Duka me Presidentin Ceferin

19:40-20:20 – Ceremonia inaguruese e stadiumit dhe fjalimet e Presidentit Duka, Presidentit Ceferin dhe Kryeministrit Rama