Lajmi për trafikantët shqiptarë po thyen rrjetin/ Mijëra reagime me humor

Ky lajm është raportuar prej ditësh edhe nga portali Syri.net, megjithatë ai vazhdon të jetë viral në rrjet dhe ka prodhuar mijëra mesazhe me humor.

Mijëra portale nga çdo cep i botës e kanë raportuar këtë histori.

Bëhet fjalë për rastin kur një grup me derra të egër shkatërroi një sasi kokaine me vlerë prej 20 mijë eurosh.

Trafikantët shqiptarë e kishin fshehur kokainën në një pyll në Toskana të Italisë.

Por derrat e egër e nuhatën dhe e shkatërruan lëndën e shtrenjtë.

Policia mësoi nga përgjimet telefonike për incidentin qesharak.

Forcat e rendit arrestuan tre shqiptarë dhe një italian pas ngjarjes, që vazhdon të shkaktojë humor në rrjet.

“Kush tha se derrat e egër nuk dinë të festojnë,” ironizon dikush.