Rezultatet e ditës së shtunë në eliminatoret e ‘Euro 2020’

Kanë përfunduar 10 ndeshjet e ditës së premte të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Gjermania dhe Holanda kanë siguruar kualifikimin pasi respektivisht “panzerrat” mposhtën 4-0 Bjellorusinë, ndërsa “tulipanët” barazuan pa gola përballë Irlandës së Veriut.

Fitore të rëndësishme arriti edhe Kroacia që mposhti 3-1 Sllovakinë duke “blinduar” në këtë mënyrë vendin e parë në Grupin E.

Polonia dhe Austria gjithashtu u kualifikuan në Europian, pas fitoreve identike, polakët 2-1 me Maqedoninë dhe austriakët 1-2 në Izrael, duke të vlefshme për Grupin G.

Ja të gjitha rezultatet e ditës së shtunë në këto eliminatore: