FOTO/ Pas 'vaji i palmës i padëmshëm', Bledi Çuçi bën gafën e rradhës

‘Alabnia’... Ky është versioni në anglisht i Shqipërisë për ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi.

Ky i fundit, për të reklamuar në Facebook një aktivitet në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, lëshon edhe gafën e rradhës.

I njëjti ministër, që muaj më parë do të shprehej se, “vaji i palmës është i padëmshëm”, sot nuk arrin të shkruajë saktë as versionin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Por ky detaj nuk mund ti shpëtonte mjeshtrit të memeve, Genc Sejko.

“Mirë që e vidhni por të paktën mësojani emrin”, shkruan ai.

Siç duket, reagimi i Sejkos ka mbërritur edhe te ministri, i cili më pas e rregulloi gabimin. /Syri.net