Briken Calja dhe Erkand Qerimaj fitojnë 3 medalje argjendi, kualifikohen në Tokyo 2020

Erkand Qerimaj dhe Briken Calja vijojnë me paraqitje të jashtëzakonshme.

Calja fitoi tre medalje argjendi në "International Naim Suleymanoglu Tournament", turne kualifikues për në Lojërat Olimpike, Tokyo 2020.

Në peshën 73 kg, peshëngritësi shqiptar e mbylli garën me 146kg në shkëputje, 184kg në shtytje dhe 330kg në dygarësh.

Një sukses që e kualifikon Caljan direkt në kompeticionin që mbahet në Japoni vitin e ardhshëm.  Turneu i ardhshëm për Calja është Europiani, kompeticion ku synon sërish zonën e medaljeve.

Edhe në peshën 81kg, peshëngritësi Erkand Qerimaj ka marrë 3 medalje të argjendta.