FOTO/ Publikohen formacionet zyrtare: Belgjikë – Shqipëri, ja si rreshtohen 19-vjeçarët!

Janë publikuar formacionet zyrtare në përballjen mes Belgjikës U19 dhe bashkëmoshatarëve të Shqipërisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 eliminator të Kampionatit Europian.

Humbja 5-1 ndaj Greqisë në ndeshjen e parë, nuk ka lënë shije të mirë te kuqezinjtë e drejtuar nga Nevil Dede, që tashmë duan të bëjnë kthesën ndaj belgëve.

Dede ka zgjedhur të bëjë ndryshime drastike në këtë ndeshje dhe ka lënë në stol Muçin. Beqja, Bullari dhe Ndrecka gjithashtu janë ulur në stol. Ai ka zgjedhur ta nisë me një skemë 4-3-3, me Brojën në sulm që do mbështetet nga Bozhanaj dhe Dobra.

Formacionet zyrtare: