ZYRTARE: Franca merr lajmin e keq në prag të përballjes me Shqipërinë, mungon...

Të dielën në orën 20:45 Shqipëria do të presë në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania” përfaqësuesen e Francës në ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Europian 2020.

Në një deklaratë për mediat Raphael Varane dhe trajneri Deschamps, i cili ka konfirmuar një mungesë të madhe për ekipin e “Gjelave”.

Kinsgsley Coman është i dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për tu aktivizuar në takimin e nesërm.

 “Comani nuk është i disponueshëm, kështu që morëm vendim që ai të jetë i gatshëm për klubin e tij, Bajernin e Mynihut”, tha Deschamps.

Një lajm mjaft i mirë për Kombëtaren tonë, pasi një lojtar si Coman mund të hapte jo pak probleme mbrojtjes kuqezi.