Rea Xhillari, Linda Ramës/ Mami, bli një libër me poezi të Andi Bejtes

Mes shumë titujve të ri në Panairin e Librit që po zhvillohet në Tiranë, është edhe libri me poezi i gazetarit dhe analistit të mirënjohur Andi Bejtja.

Ky i fundit vjen për lexuesit shqiptarë me librin me poezi "Atdhedashuri".

Vargjet e Bejtjes, përveç se shumë të dashura për kryeministrin Edi Rama, fakt që e ka pranuar disa herë publikisht, kanë tërhequr edhe vëmendjen e bashkëshortes së tij, Linda Rama.

Kjo e fundit, e shoqëruar nga e bija, Linda Xhillari, është parë në Panairin e Librit duke blerë librin e gazetarit dhe duke kërkuar madje edhe nënshkrimin e tij.

Fotoja e mëposhtme është publikuar nga botuesja Arlinda Dudaj, me dixhiturën: "Rea shtyn Linda Ramënt ë blejë librin e Andi Bejtjes... Por ajo blen më shumë se një libër".