FOTO/ Interesim i madh, ja çfarë po ndodh në konferencën e Deschamps në Shqipëri

Trajneri i Francës, Didier Deschamps momentalisht ndodhet në sallën e konferencave të “Air Albania Stadium”.

Në sallë ka një interesim të jashtëzakonshëm të shumë gazetarëve dhe reporterëve nga Franca, të interesuar për kombëtaren e tyre.

Interesimi rritet akoma edhe më shumë për shkak se përballja kundër Shqipërisë është ndeshja e fundit e kampionëve të botës në këto eliminatore.

Më poshtë, një foto pak para se të niste konferenca e Deschamps, ku duken edhe një numër i lartë gazetarësh francezë.

Kujtojmë që sfida mes Shqipërisë dhe Francës do të luhet mbrëmjen e së dielës në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.