FOTO/ Bylykbashi tallet keq me Veliajn: Eri nuk di cilit tundim t'i shpëtojë, kullave apo pyllit orbital?

Me nota të forta sarkazme dhe ironie, ish deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi shigjeton kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

I nxitur nga mbjellja e një peme në afërsi të stadiumit të ri kombëtar, Bylykbashi në postimin e tij me titull “Overdozë e Pyllit Orbital”, tallet me pemën e mbjellë fiks në mes të korsisë së biçikletave.

“Overdozë e Pyllit Orbital ‎

Eri nuk di cilit tundim t'i shpëtojë, kullave apo pyllit orbital? Përplasen të dy këto pasione në ndërgjegjen e tij dhe herë fiton njëri e herë nxjerr kokën tjetri. Ndërkohë që bëhet gati për inaugurimin e kullës që për oborr ka një stadium, nuk duroi dot dhe ia plasi një zgjatim të pyllit orbital vetëm 50 metra larg kullës. Një pemë e shëndeteshme është ngulur mu në mes të korsisë për biçikleta, një tjetër pasion jete i Erit. Çiklistët janë të sigurtë nga makinat, derisa të prenotojnë një frontale me pemën!

P.S.: shihni kur ta heqë për gjithë natën e të thote “ështe shpifjeeee!!!”, shkruan ish-deputeti demokrat.

Siç duket, betonizimin e tejskashëm i Tiranës dhe i zonës në fjalën, kryebashkiaku Veliaj tenton taq mbulojë me mbjelljen e pemëve që mezi qëndrojnë në këmbë...