'Produkt i 'kazanit' 30-vjeçar'/ Kim Mehmeti për Ramën: Nuk përfill asgjë. E shan një herë, të shan dy herë

Gjatë intervistës së tij në Syri TV, përballë gazetares Armela Ferko, publicisti Kim Mehmeti hodhi batuta therëse në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Nisur nga zhargoni i tij thuajse i përditshëm, arroganca ndaj kritikëve, kryesisht mediave dhe gazetarëve që nuk i ka në “zap”, e të cilët me përbuzje i cilëson kazan, Mehmeti u shpreh se, ky kazan që për 30 vjet ka zierët gjithë qelbësirat, doli edhe Rama.

“Ai kazan që glonte ziente të gjitha qelbësirat për 30 vjet, nxorri këtë kryeministër. Nuk përfill kurgjë. Guxo shaje, të shan dy herë më shumë. Ajo që i lejohet Kimit, nuk i lejohet kryeministrit.

Shqipëria duhet të prodhojë diçka ndryshe, siç ndodhi në Kosovë me Vetëvendosjen. Këtu nuk vjen aq shpejt sepse këtu partitë u bën strehimore për ata që donin të pasuroheshin shpejt, madje edhe të doktoroheshin. Libreza e partisë ti ofronte të gjitha. Dhe e gjithë kjo Shqipëri nuk mund të prodhonte një kryeministër tjetër, nga ky që kemi”, u shpreh Kim Mehmeti.

Nisur me sjelljen serviluese ndaj të huajve, Kim Mehmeti tha: "A bëjnë shtet këta për shqiptarët apo për të huajt? Ndaj dhe ambasadorët sillen si pronarë të këtij vendi, të tregojnë gishtin e mesit. Është e turpshme. Kjo nuk ndodh as me Maqedoninë"