Enca heq dorë nga meshkujt bën namin me femrat
Ditën e djeshmë këngëtarja e njohru Enca Haxhia publikoi këngën e saj të titulluar ‘Mwah’.
Kënga u prit mirë nga publiku që në momentin e publikimit.
Artistja ka punuar vetë për tekstin dhe muzikën e këngës tepër ritmike që mund të pushtojë shumë shpejt klubet e natës.
Ndryshe nga herët e tjera, klipi muzikor nuk ka asnjë mashkull, por është i mbushur me vajza kërcimtare që i bashkohen Encës me koreografi të ndryshme.
Në këtë projekt muzikor, Enca ka treguar se cilat janë disa prej dëshirave të saj.