Agim Kajmaku nuk dorëzohet, apelon arrestimin

Ish-kryebashkiaku i emëruar i Ramës në Vorë, Agim Kajmaku ka vendosur të mos dorëzohet.

I gjendur në kërkim nga policia, Kajmaku me anë të avokatëve të tij, ka vendosur që të apelojë vendimin e gjykatës që të arrestohet.

Prokuroria kërkoi nga gjykata që të miratohet arrestimi i Agim Kajmakut dhe pas vendimit të gjykatës, policia i shkoi në shtëpi.

Por Kajmaku nuk u gjet në banesën e tij.

Një ditë më parë, avokatët e Kajmakut thanë se ai nuk do të dorëzohet, sepse e cilëson të padrejtë kërkesën e prokurorisë.