Southgate: Është mëkat që Kosova nuk është ende në garë

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka folur për mediat në prag të ndeshjes me Kosovën.

Southgate ka thënë se ndeshja e së dielës në ‘Fadil Vokrri’ do të jetë një ditë e madhe për tifozët kosovarë.

Ai po ashtu ka shtuar se është mëkat që Kosova tashmë ka humbur mundësinë kualifikuese për Euro 2020 përmes fazës së grupeve.

 “Do të bëjmë disa ndryshime në formacion, natyrisht”, është deklaruar fillimisht Southgate.

“Ne e dimë se do të jetë një ditë e madhe për tifozët kosovarë. Është një mëkat që ata nuk janë më pjesë e kësaj garë. Mirëpo kanë ende mundësi nga play-offi".

 “Do të jetë një test i mirë për ne, pasi që do të jetë një ambient i mirë. Entuziazmi i tyre është i lartë dhe ne duam të mbesim lider në grup”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë luhet në ‘Fadil Vokrri’ të dielën me fillim nga ora 18:00.