Probleme me zemrën, Vuçiç shtrohet urgjentisht në një spital ushtarak

Zyra e presidenti serb, Aleksandër Vucicc, ka konfirmuar lajmin që u përhap fillimisht ‘sipas burimeve’, se presidenti i Serbisë ka pasur probleme me zemrën dhe është shtruar urgjentisht në një spital ushtarak.

Gjithashtu një zyrtar qeveritar që foli në kushte anonimiteti, i ka pohuar agjencisë së madhe të lajmeve ‘Reuters’ të shtunën se ‘gjendja e presidentit, tani është e qëndrueshme’.

Aleksandër Vuçiç, 49-vjeç, u shtrua në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare të Premten, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.