‘Rrugëtimi për Shqipërinë’/ Basha sot bashkëbisedim me fermerët e Devollit

Kreu i opozitës Lulzim Basha vazhdon turin e tij të takimeve nëpër Shqipëri.

‘Rrugëtimi për Shqipërinë’ do të ndalet sot në Devoll, ku Basha do të zhvillojë në orën 12:00 një takim me fermerët e zonës.

‘Sot në orën 12:00 jam në Devoll për një bashkëbisedim me fermerët, në ‘Rrugëtimin për Shqipërinë’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në faqen e tij në Facebook.