Presidenti Meta pret në takim Rudina Hajdarin/ Ja arsyeja

Rudina Hajdari është pritur në takim nga Presidenti Ilir Meta.

Nuk dihen detaje nga takimi, por burime pranë deputetes Rudina Hajdarit kanë bërë të ditur se Presidenti Meta e falënderoi Hajdarin për qëndrimet dhe iniciativat e saj parlamentare.

Hajdari ishte e vetmja deputete e cila i kërkoi Kuvendit t'i përgjigjej kërkesës së Presidentit për bashkëpunim për mënyrën e votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.