Qytetari e pret me thirrjet 'Parti-Enver, jemi gati kurdoherë', ja si reagon Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i mandatuar i Kosovës, teksa priste avionin në një aeroport, është vënë në siklet nga sjellja e një qytetari.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, duket një burrë që i afrohet Kurtit dhe pasi bën shqiponjën me duar nis të thërrasë: “Parti Enver! Parti Enver! Parti Enver! Jemi gati kurdoherë. Rroftë kryeministri i Kosovës”.

Kurti shfaqet i buzëqeshur, por videoja e mëposhtme e tregon shumë në siklet liderin e Vetëvendosjes.

Ndiqni pamjet: