Plagosje me thikë në Bushat, por policia nuk gjen dot vendin e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Bushat të Bashkisë Vau Dejës, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.

Një telefonatë në Urgjencën e Spitalit të Shkodrës ka venë në lëvizje policinë, e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes. 

Forcat Shqiponja dhe efektivë të komisariatit të policisë Vau Dejës janë në zonë po ende nuk është gjetur vendi i ngjarjes. 

Nga të dhënat e para raportohet për një të plagosur, por ende asgjë e konfirmuar. /SYRI.net