Pas lajmeve për problemet shëndetësore! Çehrja e Ramës bëhet subjekt debati

ish-kryeministri Sali Berisha postoi një foto-meme në faqen e tij në Facebook, ku duket kryeministri Edi Rama, dukshëm i lodhur, teksa flet nga foltorja e Kuvendit.

“Kam vetëm një këshillë: mos pini mall!!!” lexon diçitura e memes.

Por çehrja e kryeministrit në seancën e sotme u bë subjekt diskutimi në rrjetet sociale. Disa prej komentuesve zgjodhën një foto-krahasim me pamjen që kishte kryeministri vetëm një vit më parë. Ka prej atyre që thonë se ky transformim i vjen pas një viti krize.

Rama një vit më parë, 22 nëntor 2018

Rama sot, 15 nëntor 2019:

Foto-krahasimet janë të zakonshme edhe në median perëndimore, për të parë se si ndryshojnë liderët nga viti në vit.

Megjithatë së fundmi, kryeministri Edi Rama ka anuluar një seri takimesh dhe mediat kanë raportuar se ai ka shfaqur probleme shëndetësore.

Kryeministri nuk ka sqaruar asnjëherë zyrtarisht se çfarë problemesh, por është mjaftuar duke ironizuar median. /SYRI.net