Sporti shqiptar në zi, humb jetën kampioni i madh

Sporti shqiptar ka marrë një lajm tepër të hidhur. Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshë 58 vjeçare mundësi Artur Kreka, ish –kampion i klubit të Skënderbeut.

Kreka është shpallur pesë herë kampion në Kupën e Republikës në 1981-1986. Dy herë kampion individual. Dhe nuk kishte se si të mos i jepej titulli Mjeshtër Sporti.

Kampionit Artur Kreka nuk i mungon as titulli Pishtar I Demokracisë. E ka fituar atë sepse ishte nga ata sfidantë që kur u përmbys busti i Enver Hoxhës në Korçë ishte protagonist.