Dy atentate mafioze brenda pak ditëve, shpëton për mrekulli gazetari italian

Një atentat i dytë brenda pak ditësh, ka ndodhur ndaj gazetarit italian dhe drejtorit të “Kampania Noticie”, Mario De Mikele, i cili u ka shpëtuar për mrekulli.

Ai ndodhej në automjetin e tij në Kazertano, kur u qëllua me breshëri nga më shumë se një person, drejtë makinës ku ai ndodhej.

Sipas policisë italiane, e cila ka nisur hetimet e menjëhershme, pista kryesore është ajo e mafias.

Vetë Di Mikele, në një reagim të shkurtër u shpreh se kishte frikë, por do të luftonte gjithnjë deri sa vendi ku jetonte të bëhej normal.