FOTO/ Vizitë speciale për futbollistët e Kombëtares

Për futbollistët e Kombëtares Shqiptare stërvitja e sotme ka qenë shumë speciale.

Lojtarët dhe stafi janë vizituar nga disa tifozë të veçantë. Bëhet fjalë për fëmijët me aftësi ndryshe.

Përqafimet, buzëqeshjet dhe lojërat kanë qenë ato që kanë mbizotëruar gjatë minutave kur fëmijët vizituan lojtarët e Kombëtares. Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe dhuratat nga ana e kuqezinjve, si një mënyrë për t’i kënaqur sa më shumë fëmijët.