'Refuzoj të ulem me ju, z. Gjinushi, jeni turpi i shkencës!' Dhimitri ikën nga mbledhja

Kryetarja e re e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, nga radhët e deputetëve që mbushën Kuvendin,  e ka sulmuar ashpër sot Skënder Gjinushin, kryetarin e vetëshpallur të Akademisë së Shkencave, siç e cilësoi ajo vetë. Dhimitri e refuzoi praninë e tij para Komisionit dhe pasi e konsideroi një “turp për shkencën”, iku në mënyrë demostrative nga mbledhja.

 Ja debati i tyre: 

Dhimitri: Me çfarë statusi vini në këtë lloj komisioni?

Gjinushi: Në statusin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Dhimitri: Me sa dimë ne, ju nuk jeni dekretuar, jeni vetëshpallur.

Gjinushi: Tani, “vetëshpalljet” këtu janë bërë rutinë, kështu që s’ka problem.

Dhimitri: Vetëshpalljet janë të qeverisë moniste që ju ka zgjedhur juve këtu!

Gjinushi: “Qeveri moniste”? ku e mbani mend ju?!

Dhimitri: Patjetër, patjetër, dhe ju jeni pjesëtar i asaj qeverie me këtë lloj përzgjehdjej që është bërë.

Gjinushi: Jeni shumë e vogël të mbani mend monizmin.

Dhimitri: Zoti Gjinushi, nuk keni kompetenca për të folur në këtë lloj komisioni. Shkresat që ju dërgoni në këtë komision janë të paligjshme sepse vijnë nga një kryear i vetëshpallur.jo i dekretuar. Unë refuzoj të ulem me ju në të njëjtën tavolinë, se ju jeni turpi i shkencës.