Huliganët çekë marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj tifozëve të Kosovës

Grupe të tifozëve të disa ekipeve çeke kanë marrë përgjegjësinë për sulmet fizike ndaj tifozëve “Dardanë” pak orë para ndeshjes së mbrëmshme për kualifikimet në Euro 2020 mes Kosovës e Çekisë, që u luajt në Plzen.

Faqja “hooligans.cz” ka shkruar se ultrasit e Brnos dhe Plzenit kanë sulmuar tifozët e Kosovës dhe menjëherë ka ndërhyrë policia çeke.

Kjo faqe, në Facebook ka postuar fotografi të disa tifozëve të maskuar që mbanin flamujt serbë e çekë dhe me shkrimin “S’ka dorëzim” mbi hartën e Kosovës.