Arta Vorpsi për SYRI TV: Jam në detyrë si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

Arta Vorpsi mbërriti të premten në Gjykatën Kushtetuese, duke mos dhënë shpjegime për median se me çfarë statusi vinte aty, për shkak se ajo punon edhe si këshilltare ligjore në këtë gjykatë.

Më vonë, në një prononcim për SYRI TV, Vorpsi tha se kishte shkuar në gjykatë pasi është gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Një ditë më parë, Vorpsi u betua përpara një notereje për të marrë detyrën.

A do pranohet ky betim i Vorpsit, që sipas Kushtetutës duhej të shkonte në Presidencë?

Mbetet të shihet se si do vazhdojë kjo situatë.