Memushaj: Nuk kemi bërë ndeshje të mirë, duhet të luanim më shpejt në fushë

Ledian Memushaj u shpreh mjaft i zhgënjyer pas barazimit kundër Andorrës, duke u shprehur se nuk kishte nënvlerësim nga kuqezinjtë por ishte vetëm një ndeshje e keqe e bërë nga kuqezinjtë dhe u pësuan dy gola që nuk duheshin pësuar.

Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh se Shqipëria duhej të luante më shpejt për të kërkuar fitoren dhe se ishte një ndeshje e dobët.

“Nuk kemi bërë ndeshje të mirë pasi kemi pësuar 2 gola që nuk duheshin pësuar. Nuk kishim fat. Nuk e kemi nënvlerësuar ndeshjen pasi e dinim që ishte e vështirë. Duhet të luanim më shpejt në fushë”, tha Memushaj.