FOTO/ “Hallexhinjtë”- “Tifozat Kuq e Zi” protestojnë ndaj FSHF-s
Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” kanë shpalosur në stadiumi “Elbasan Arena” një banderolë ku shkruhej “Hallexhinjtë” .
Kjo indinjatë e tifozerisë vjen pasi FSHF ka vendosur çmime të larta për ndeshjen ndaj Andorrës dhe Francës.
Gjithashtu grupimi “TKZ” ironizon dhe me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, i cili deklaronte pak kohë më parë se “futbolli nuk është për hallexhinjtë”.