VIDEO/ Vetëm 7 minuta lojë, shënohet goli i parë në sfidën Shqipëri - Andorra

Vetëm 7 minuta lojë i kanë mjaftuar Shqipërisë që të kalojë në avantazh 1-0 në sfidën kundër Andorras e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Ishte Bekim Balaj i cili gjen rrugën e rrjetës! Pas një harkimi të Roshit nga e djathta, sulmuesi shkodran godet saktë me kokë duke tundur rrjetën!